Shownotes Transcript

Kosovan Albanian (Shqip) - "Jesus: Lord & Savior".3gp / 3gp."ألباني كوسوفو - "يسوع: رب ومخلص // GJONI 11Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.2Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë.3Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.4Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve.5Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi.6Qe një njeri i dërguar nga Perëndia; emri i tij ishte Gjon.7Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar për dritën, që të gjithë të besonin nëpërmjet tij;8ai nuk ishte drita, por u dërgua për të dëshmuar për dritën.9Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë.10Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu.11Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan,12por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,13të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.14Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.15Gjoni dëshmoi për të dhe thirri duke thënë: ''Ky është ai, për të cilin thashë: "Ai që vjen pas meje më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje"''.16Dhe ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir.17Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit.18Askush s'e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e Atit, ai e bëri të njohur.