Orthodox Chant - Albanian Albania.3gp / 3gp.شكيب ألبانيا - الأرثوذكسية انشودة //
1 E KORINTASVE 151Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni,2dhe me anë të të cilit ju jeni shpëtuar, nëse do ta mbani fjalën që ju kanë predikuar, veç nëse besuat kot.3Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,4se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve,5edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve.6Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë.7Më pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj të gjithë apostujve.8Më së fundi m'u shfaq edhe mua, si në dështimit.9Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë.10Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua.11Pra, si unë, ashtu edhe ata kështu predikojmë dhe ju kështu besuat.